Lajme

Unë e sfidoj kryebashkiaku Flamur Golemi, eshte pa shkolle te mesme …! Nga Telnis Skuqi

By vizional

September 10, 2019

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës pa shkollë të mesme

Unë e sfidoj kryebashkiakun. Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit. Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Një njeri që nuk di të saktësojë vitet e gjimnazit dhe që pretendon të drejtojë bashkinë më të madhe të jug të vendit, nuk është as më shumë dhe as më pak sesa një falsifikator.

Ky quhet Flamur Golemi.

Mjafton pak vëmendje tek dy deklaratat e tij, për të kuptuar se ai nuk mban mend vitet e rinisë.

Në CV e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996.

Deri këtu bukuri.

Ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas “Ligjit të dekriminalizimit” pranë KQZ, ai thotë se e ka nisur dhe përfunduar gjimnazin e Fierit nga viti 1990-1994.

Nëse vërtetë deklarata e tij e fundit tregon se Golemi ka përfunduar gjimnazin në vitin 1994, atëherë ai ka mashtruar opinionin gjirokastrit, si dhe ka bërë deklarim të remë, sepse duhet të përgënjeshtrojë CV që është publikuar në Kuvendin e Shqiperisë.

Shkurt fare, kryebashkiaku i Gjirokastrës, 43 vjeç sot, ka harruar ose nuk e ka përjetuar të rininë e tij,

Unë e sfidoj kryebashkiakun.

Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.

Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Por, nëse ai nuk qartëson rininë e tij, urgjentisht të japë dorëheqjen nga mandati i paligjshëm dhe të shkoj në prokurori për falsifikim të dokumentave zyrtare.

Loja fillon.