‘Ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën, pajisuni me gomat e dimrit’, ARRSH apel drejtuesve...

‘Ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën, pajisuni me gomat e dimrit’, ARRSH apel drejtuesve te mjeteve: Akset ku ka vështirësi në qarkullim

359
0

Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka dhënë informacion mbi gjendjen e rrugëve si pasojë e borës dhe ngricave ditët e fundit. ARRSH iu bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes gjatë udhetimit me makinë, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin  gomat e dimrit.

 

Situata paraqitet më e renduar  në akset Dedaj-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasilje, Tamarë Shkodër Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë.

 

Më posht njoftimi i plotë i ARSH

 

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare. Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet  shoqëruar me temperatura të ulëta.

 

Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.

 

Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

 

Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.

 

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.