Lajme

Ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

By vizional

February 11, 2021

 

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke ndikuar negativisht në situatën e përmbytjeve.

 

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14°C. Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë