Aktualitet

Ulërima dhe britma te ‘Petro Nini’, shoqërohen disa familjarë në polici

By vizional

March 11, 2019

Prej rreth 2 orësh vijon tensioni pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, aty ku IMT ka nisur sot aksionin për shembjen e një godine në të cilën jetojnë 3 familje.

Mësohet se me vendim gjykate pas shembjes së godinës, trualli do t’u rikthehet ish pronarëve. Ndërsa familjarë të cilët shprehen se jetojnë në atë banese prej më shumë se 75 vitesh pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt dhe se nuk ekzistojnë pronarë të tjerë.

Ndërkaq, situata vijon të jetë e agravuar. Jashtë banesës ka forca të shumta policie, ndërsa familjarët konfrontohen herë pas here. Disa prej tyre janë shoqëruar në polici.

Sakaq, situata është bërë edhe më e rëndë për shkak të prezencës së fëmijëve.