Aktualitet

Uji dhe dielli 2 elementë që luftojnë Covid’, Kalo për plazhin: Bëni kujdes, uji i detit duhet të mbahet i…

By vizional

May 26, 2020

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka theksuar se ka ardhur koha që sezoni turistik të fillojë kësisoj edhe sezoni i plazhit.

 

Gjithashtu Kalo ka theksuar se uji i detit dhe dielli janë një mënyrë e mirë që ndihmojnë në luftën ndaj koronavirusit.

 

Uji  i detit duhet të mbahet i higjienizuar dhe higjiena nuk lidhet vetëm me atë të virusit, por dhe me derdhjen e ujërave të zeza, thotë më tej ai.

 

“Është mirëpërcaktuar se larja më shumë se 6 herë në ditë e duarve eliminon përhapjen e infeksioneve të ndryshme.

 

Sa i përket detit ka mendime kontradiktore por të dhënat e fundit tregojnë se virusi Sars Cov 2 shkatërrohet shpejt por nuk duhet të harrojmë faktin se uji i detit duhet të mbahet i higjienizuar. Mos të harrojmë faktin se në studimet e para ’90 ku dendësia e detit tashmë është më e lartë.

 

Higjena e ujit të detit nuk lidhet vetëm me atë të virusit, por dhe me derdhjen e ujërave të zeza, por ajo që është e rëndësishme të theksojmë është se uji dhe dielli janë dy elementë të favorshëm ndaj luftës ndaj Sars Cov 2.

 

Gjithashtu nga ana mjekësore është e domosdoshme që njeriu psikologjikisht të lëvizë jashtë ambientit të shtëpisë që ka një kohë të gjatë mbyllur, dhe të shkojë në ambiente që ka shumë ajër siç janë periferitë, për të ajrosur mushkëritë që nuk krahasohet me ajrin brenda shtëpisë”, ka thënë Kalo për Abc-ja e mëngjesit.