‘Ujë,, punë dhe siguri’, vriten 40 protestues nga forcat qeveritare

‘Ujë,, punë dhe siguri’, vriten 40 protestues nga forcat qeveritare

325
0

Të tilla situate janë të shpeshta në Irak, por situate është përkeqësohet teksa ditën e djeshme 40 protestues u vranë nga forcat e milicisë qeveritare, e cila mbështetet nga Irani.

Protestat janë përshkallëzuar ditët e fundit pasi demonstruesit duan rrëzimin e qeverisë për shkak të korrupsioni të lartë, rrënimit ekonomik dhe mungesës së sigurisë së vend.

‘’Duam 4 gjëra: punë, ujë, energji elektrike dhe siguri. Këto janë të gjitha çfarë duam’’, thotë 16-vjeçari Ali Mohammed, i cili mbulon fytyrën me bluzë për të shmangur gazin lotsjellës.

Ndërkohë që, ky muaj ka shënuar revoltën më të madhe të irakianëve që nga koha e rrëzimit të ish-diktatorit Saddam Hussein. Në gati një  muaj, nga dhuna e rëndë e forcave të sigurisë kanë humbur jetën 157 persona.