Në vijim do të mund të shihni disa nga kartëmonedhat më të bukura dhe më mbresëlënëse në botë. Disa prej tyre kanë dalë nga qarkullimi, ndërsa të tjerat mund të mos i keni dëgjuar ndonjëherë si emra shtetesh. Mes tyre edhe leku shqiptar.
Ngultrumi i Bhutanit
Ngultrumi është monedha kombëtare në Bhutan. Kjo kartëmonedhë prej 2 ngultrum me emblemën e dragoit vlen vetëm 4 lekë
Kolonat e Kosta Rikës
Kjo kartëmonedhë prej 5mijë kolonash printohej në fillim të viteve ’90 dhe ka në të një leopard dhe një tukan (shpendi më sqepin e gjatë). Tanimë ajo është zëvendësuar me një version të ri që është më i vështirë për t’u falsifikuar.
Paundi egjiptian
Një veçori e kartëmonedhave egjiptiane është se përdorin shkrimin arab nga njëra anë, ku duket edhe xhamia e Abu Huraida dhe nga ana tjetër tregohet tempulli Edfu dhe me shkrimin në anglisht. 50 paund egjiptianë vlejnë 123 lekë.
Krona islandeze
Ndërtesa që bën përshtypje në pjesën e pasme të kësaj kartëmonedhe është kisha e Brynjólfskirkja. Kjo para prej 100 kronash u hodh në qarkullim para 20 vitesh dhe është zëvendësuar me dizajnin aktual në Nëntor të vitit 2004.
Randi i Afrikës së Jugut
Kjo është kartëmonedha më e zakonshme e vendit, ku përfaqësohet një rinoceront me ngjyrë jeshile. Kafsha është një nga 5 kafshët më të mëdha në vend. Nga ana tjetër, kjo kartëmonedhë ka ish-presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Leku shqiptar
Pesëlekëshi i vjetër doli në qarkullim në vitin 1976 dhe tregonte këtë anije me avull nga pas, ndërsa përpara kishte një tren dhe një kamion.
Dollari i Belizesë
Në kartëmonedhën prej dy dollarësh, paraqiten rrënojat e lashta të fiseve Maja.
Rupia indoneziane
Rupia është monedha kombëtare në Indonezi. Kjo kartëmonedhë prej 1000 rupi ka vlerën e 9 lekëve.
Rufiyaa e Maldiveve
Jeta tipike e fshatit në ishujt Maldive është ajo që paraqet kjo kartëmonedhë prej 10 rufiyaa. Ajo ka vlerën e 80 lekëve.
Hryvnia ukrainase
Hryvnia ukrainase paraqet në anën e pasme katedralen e Shën Sofias. 100 hryvnia vlejnë rreth 463 lekë.
Dollari i Barbados
Kjo është karëmonedha prej 10 dollarësh në Barbados. Ajo vlen 617 lekë.
Dollari i Bruneit
Kjo kartëmonedhë shumë e bukur prej 1 dollarësh Brunei paraqet një ujëvarë dhe një pyll tropikal.
Riela e Kamboxhias
Vlera e kësaj kartëmonedhe është vetëm 30 lekë dhe paraqet një udhëtim mbi një varkë në formën e një dragoi.
Dinari i Jordanisë
Kjo kartëmonedhë prej 1 dinarësh jordanian u hodh në qarkullim në vitin 2003. Në të shihen tre burra mbi gamile si dhe flamuri i revoltës së madhe arabe.
Kiati burmez
Kiati është monedha kombëtare e Burmas. Ky version prej 15 kiatësh u lëshua në mes të viteve ’80 dhe vlen vetëm 1 lek.
Uoni i Koresë së Jugut
Kjo është ana e pasme e kartëmonedhës prej 1000 uon jug-korean. Në të është e paraqitur një pikturë e famshme e Yi Hwang.
Dollari i Namibisë
Ky 20 dollarësh namibian ka vlerën e 185 lekëve dhe paraqet antilopën e kuqe.
Franga franceze
Kjo kartëmonedhë prej një mijë frangash franceze emetohej në vendet jashtë republikës, konkretisht në Polinezinë Franceze. Në të shihet një shtëpi polineziane nën pemë palmash dhe busti i një vajze të re.