Bota

UASHINGTON – SHBA e hapur për rinisje të bisedimeve me BE për marrëveshjen tregtare TTIP

By admin

May 31, 2017

 SHBA është e hapur për rinisje të negociatave me Bashkimin Evropian mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë TTIP, e bllokuar që nga zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në muajin nëntor, deklaroi sot sekretari amerikan për Tregtinë.

“Është e ligjshme për të vijuar negociatat mbi TTIP dhe për të punuar për një zgjidhje që rrit ndjeshëm shkëmbimet në mënyrë të përgjithshme duke ulur deficitin tonë tregtar’’, pohoi Wilbur Ross në televizionin amerikan CNBC.

Këto deklarata shënojnë një kthesë të re në administratën amerikane dhe vijnë ndërsa SHBA dhe Gjermania kanë qëndrime të kundërta mbi diplomacinë dhe tregtinë.

Negociatat e nisura që nga viti 2013 mbi TTIP, që synojnë për të përcaktuar një zonë të gjerë të tregtisë së lirë nga të dy anët e Atlantikut, duke shënuar një bllokim të menjëhershëm me zgjedhjen e Trump mbi një program me qasje proteksioniste.

Një nga vendimet e tij të para kishte të bënte me tërheqjen amerikane të një tjetër marrëveshje të tregtisë së lirë TPP, që u nënshkrua nga SHBA me 11 shtete të rajonit Azi-Paqësor, përfshirë Japoninë dhe Australinë./