Uarda Celami – “Ndryshimi që duam, zëri që meritojmë”

Uarda Celami – “Ndryshimi që duam, zëri që meritojmë”

622
0

“Të jesh politikan i mirë, do të thotë të përfaqësohesh me sinonim e devotshmërisë, integritetit, principit dhe punës së palodhur.

Unë, Uarda Celami, kandidoj për të qenë e tillë me besimin së  Shqipëria duhet të jetë një rreze shprese, force dhe frymëzimi për të gjithë shqipëtarët.

E diplomuar në shkencat e komunikimit me profil në gazetarinë politike dhe Master Shkencor në “Shkenca administrative dhe Politike” me profil në Shkenca Politike, me fokus në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, kam zhvilluar një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në Gjermani, Belgjikë, Singapor ,Turqi, Gjeorgji, Egjipt etj, të cilat kanë bërë të mundur përvetësimin e njohurive dhe aftësive të mija në fushën e marrëdhënieve diplomatike në organizatat ndërkombëtare, marrëdhëniet shumëpalëshe, çështjet e sigurisë, integrimit, dhe diplomacisë ekonomike.

Me eksperiencën e gjatë  pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kabinet, koordinatore e Qendrës së Ekselencës mbështetur nga zyra e UN në vendin tonë, Këshilltare Diplomatike në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian si dhe përfaqësuese e Misioneve të Observ-imeve Elektorale – të OSBE\ODHIR apo dhe me eksperiencën pranë Bashkisë së Tiranës  në Drejtorinë e Pergjithëshme të Njësisë Administrative të Emergjencave Civile dhe Objekteve në Bashkëpronësi, mësova se mendimet e drejta, thirrjet për këndellje, porositë e logjikshme dhe këshillat për përmirësim,janë shpirti i veprës dhe se fjala e vepra janë dy pjesë të së njëjtës medalje.  Ashtu si vërtete një politikan duhet t’i konsiderojë këto,  si të pandashme.

Por jo vetëm kaq! Në Shqipëri, demokracia është si një bonsai,një pemë e brishtë në një vazo të vogël, që ka nevojë për pleh të vecantë për t’u rritur e jetuar shëndetshëm, po aq sa do ujin me masë, si dhe shumë dritë për t’u mos u vyshkur. E për të siguruar këtë mirëqenie, fillimisht duhet të ndërtojmë kauzën, ta ribëjmë besimin tashmë të shkrumbuar dhe të bindim qytetarët se koha e grykoreve për pasuri dhe e erresirës politike, tashmë duhet të perëndoj. Me kandidaturën time, për t’iu bashkuar gjeneratës së liderave të rinj, ju siguroj që do të përfaqësoj zërin tuaj denjësisht duke ju shërbyer me devotshmëri dhe integritet. Do të punoj në forcimin e shtetit ligjor të së drejtës ,duke siguruar të drejtat civile dhe duke reduktuar praktikat e dobëta qeverisëse.

 

Duke shtuar këtu, se promovimi politiko-social i  vendit përmes  kontributit dhe rolit të domosdoshëm të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, fuqizimi i diplomacisë ekonomike me qëllim përforcimin e identitetit kombëtar, nxitja e investimeve të huaja në promovimin e turizmit/kulturës dhe identifikimi i nevojave dhe strategjive që promovojnë sipermarrësit e rinj nga diaspora me qëllim bashkëpunimin dhe realizimin e shkëmbimeve socio- ekonomike,jane vizioni politik në të cilin do të mbështetem!

Unë e kam një ëndërr!

Ju ftoj të votoni, një femër të fortë, luftarake, të denjë e me morale te hekurta, për t’u ndjerë të përfaqesuar!

 

“Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën.”

Voto Partinë SocialDemokrate të Shqipërise, nr. 1

Voto Uarda Celami , nr.7