U vra nga babai, reagon vëllai i vetëm i Albert Krasniqit (FOTO)

U vra nga babai, reagon vëllai i vetëm i Albert Krasniqit (FOTO)

600
0

Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë ktheu vëmendjen e plotë tek familja Krasniqi. Viktima Albert Krasniqi humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi.Sot kur edhe do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në Dragodan, padyshim se më të rëndë dhimbjen do ta kenë të gjithë familjarët e miqtë e tij.

Albert Krasniqi la pas vetes një vajzë, nga martesa që pati me ish-miss kosovar, Besa Gashi. Pas vdekjes së tij ka reaguar edhe vëllai i vogël, Ylli.

Yll Krasniqi është djali i vogël i familjes Krasniqi, i cili udhëheq edhe biznesin ‘Përparimi’. Ylli postoi disa fotografi në rrjetet sociale, teksa zgjodhi të mos shkruajë asnjë fjalë e që padyshim është shumë e kuptueshme pas rastit tragjik i cili ndodhi.

Po ashtu i njëjti njoftoi edhe për varrimin e vëllait të tij, që bëhet pasditen e sotme.