Aktualitet

U THA SE DO ISHTE NË ITALI, RAMA MBËRRIN ME ESKORTË NË KUVEND, BRAÇE IA MERR NË KËMBË

By vizional

March 05, 2019

U tha se do ishte në Itali, Rama mbërrin me eskortë në Kuvend, Braçe ia merr në këmbë

Ditën e djeshme u raportua se kryeministri Edi Rama sot do të ishte në një vizitë në Itali ku do jepte disa intervista për mediet italiane.

Mirëpo, Rama sapo ka mbërritur në Kuvend, me eskortën e tij.

Pak para Ramës, zëvendësi i tij Erion Braçe u fut në Kuvend duke ecur në këmbë ndërsa shefi i qeverisë zgjodhi ta bënte rrugën me makinë deri në oborrin e Kuvendit.

Sot në seancë plenare pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj ndërsa jashtë godinës janë mbledhur me dhjetëra protestues.