U tha që do të largohej nga Tv Klan, zbulohet se ku...

U tha që do të largohej nga Tv Klan, zbulohet se ku do ta shikojmë Ermal Mamaqin sezonin e ardhshëm

182
0

Dinamika e merkatos televizive i ka bërë lëmsh të gjithë. Me risi por edhe me lëvizje të bujshme, u tha se Ermal Mamaqi nuk do ishte më pjesë e programacionit të Klan Tv. Dhe në fakt deri në fund të dhjetorit aktori i humorit nuk do të transmetojë në televizionin Klan, por do të ristartojë në janar të vitit 2020.

 

Burime të sigurta për revistën “Class” bëjnë me dije se Ermal Mamaqi do ta risjellë emisionin e tij “Xing me Ermalin”, në janar të vitit që vjen. Me sa duket këtë periudhë moderatori dhe aktori i humorit i është përkushtuar totalisht filmit të ri që do të lancojë së shpejti “I love Tropoja”.