Lajme

U tall publikisht me modelen e famshme, moderatorja përballet me kërcënime

By vizionc

November 20, 2019

Modelja Katie Price është shumë e nevrikosur me një moderatore dhe dëshironte të udhëtonte drejt Autralisë për tu përballur me të.

Emily Attack, 29 vjeçe ishte në transmetim direkt kur hodhi dyshimet se modelja mund të ketë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Madje i tha kolegëve se duhet të bëjnë teste për sëmundje pasi u lanë në të njëjtën pishinë ku ka qenë më parë Katie dhe ish-bashkëshorti i saj Peter Andre.

“Shpresoj që ju djem të keni shkuar në një klinikë pas asaj pishine”, tha ajo. Katie u zemërua shumë keq dhe tani po kërkon numrin e telefonit të moderatores për ti thënë diçka, ndoshta dhe për ta kërcënuar.

Një burim pranë “The Sun” tha: “Katie nuk ishte duke e parë shfaqjen, por kur Emily e përmendi në emisionin ‘Extra Camp’, të gjithë miqtë i treguan çfarë kishte ndodhur. Madje mori edhe shumë mesazhe nga fansat.

Ajo i thoshte njerëzve që nk e besonte që Emily mund të thoshte diçka të tillë, por nëse do të ketë problem, atëherë Katie do jetë problemi.

Në këtë pikë, Katie po mendonte që të shkonte në Australi, por ishte e sigurtë që Emily s’do përballej dot me të, prandaj po kërkon numrin e saj të telefonit.”