U shty nga pandemia, Kampionati Europian mund të luhet vetëm në një...

U shty nga pandemia, Kampionati Europian mund të luhet vetëm në një shtet

327
0

Kampionati Europian i Futbollit vijon të mos ketë një njoftim zyrtar se ku do të luhet.

UEFA është duke shqyrtuar hipotezën që Kampionati Europian të zhvillohet vetëm në një shtet, për të evituar infektimet e lojtarëve apo problemet që lidhen me spostimin nga njëri shtet në tjetrin, për shkak të masave shtrënguese kundrejtë pandemisë COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge. Sipas Rummenigge, Konfederata Europiane mund të heqë dorë nga turneu i parë i organizuar në më tepër se dy shtete, me vendimin zyrtar që pritet të merret brenda datës 5 mars.

“Duhet të kemi parasysh që ideja e një edicioni special të Kampionatit Europian erdhi kur koronavirusi ende nuk ekzistonte”, tha Rummenigge.

“Me pandeminë që vazhdon, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, po studion mundësinë që turneu të zhvillohet vetëm në një shtet dhe me një protokoll sanitar shumë rigoroz”, shtoi Rummenigge.

Ndërkaq, bëhet me dije se vendimi përfundimtar do të merret në harkun e afro një muaji. Europiani i shtyrë për në vitin 2021 është programuar të nisë më 11 qershor dhe të përfundojë më 11 korrik.