U shtir si e bija e avokatit të njohur zviceran, Landmann akuza Loredanës: Ky është një abuzim…

Tashmë akuza ka ngritur dhe avokati, emrin e të cilit ka përdorur Loredana Zefi duke  u shtirur si vajza e tij.

Pas arrestimit të Loredana Zefit për vjedhjen e 900 mijë frangave, doli në pah dhe skema e mashtrimit dhe shfrytëzimi i emrit të avokatit të njohur zviceran, ka nxitur akuza të tjera ndaj saj.

Mënyra se si kishte vepruar Loredana për të mashtruar çifti zviceran dhe vjedhur paratë i ngjan një skenari filmash. Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann dhe shtirej si e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann. Brenda pak muajsh, thuhet se avokatja e dyshuar ka arritur të tërheqë nga çifti zviceran vlerën prej 900,000 frangash nëpërmjet mashtrimit.

Por, menjëherë pas zbulimit të skemës së mashtrimit, ka reaguar dhe avokati i njohur Valentin Landmann, emri i të cilit është përdorur për manipulim.

 “Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një abuzim absurd me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”-është shprehur avokati zviceran, Valentin Landmann.

Burimi: Blick

Author: vizional