U shkarkua nga Vettingu, gjyqtari ironizon në FB: Ku ta dija unë...

U shkarkua nga Vettingu, gjyqtari ironizon në FB: Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne

434
0

Gjyqtari Ervin Metalla nuk e ka patur të lehtë ta pranojë Vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që vendosi sot shkarkimin e tij. Ky vendim erdhi pasi rezultoi se gjyqtari i Apelit të Tiranës kishte kryer një seri transaksionesh për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2007 në Tiranë. Më në fund, mbase edhe për çliruar paksa zemërimin, gjyqtari i cili nuk mori pjese ne seance,  ka vendosur të reagojë me një poezi krejt ironike, në rrjetet sociale.

 

KU TA DIJA UNE I VARFRI

 

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.