U shkarkua Kastriot Skënderaj, emërohet DREJTORI i ri i Policisë së Tiranës

U shkarkua Kastriot Skënderaj, emërohet DREJTORI i ri i Policisë së Tiranës

430
0

Rebani Jaupaj emërohet drejtor i Policisë së Tiranës.  Jaupaj zëvendëson në detyrë Kastriot Skënderajn i cili u shkarkua pak ditë më parë, pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banorëve tek ‘Petro Nini’.   Deri në emërimin e Jaupajt drejtor i komanduar ishte Dhimitraq Ziu. Mësohet se në këto momente kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të prezantuar drejtorin e ri. Rebani Jaupaj ka qenë më herët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ka mbajtur postin e zv.drejtorit.