U shfaqën topless në stadium, ja dënimi që morën dy modelet

U shfaqën topless në stadium, ja dënimi që morën dy modelet

258
0

Dy modeleve u është ndaluar përfundimisht pjesëmarrja në seritë botërore të bejzbollit, për shkak se thyen rregullat dhe dolën topless. Bëhet fjalë për Julia Rose dhe Lauren Summer.

Ato u shfaqën topless përpara kamerave të ndeshjes së të dielës, që zhvillohej mes Houston Astros dhe Washington Nationals.

“Gjatë lojës, ju shkelët kodin e sjelljes së tifozëve duke ekspozuar veten, për të promovuar një biznes”-shkruhet në letrën që u është dërguar modeleve, duke iu referuar pikërisht revistës së tyre dixhitale “Shagmag”, që ka në përmbajtje foto provokuese.

E megjithatë, pavarësisht sjelljes së vajzave, ndeshja nuk e ndërpreu aspak fitoren e thellë të Houston Astros (7-1).