U rrëzua në gropën e zjarrit të rakisë, stabilizohet gjendja e foshnjës...

U rrëzua në gropën e zjarrit të rakisë, stabilizohet gjendja e foshnjës 2-vjeçare te Trauma

343
0

Stabilizohet gjendja e foshnjes nga Skrapari që mbrëmjen e djeshme në zjarrin e kazanit të rakisë.

 

Mësohet se fatmirësisht 2-vjeçari e ka kaluar gjendjen kritike dhe është nën kujdesin e mjekëve.

 

Raportohet se i mituri ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe aksidentalisht ka rënë në gropën e rakisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Therepele të Skraparit, ndërsa fëmija i mitur me inicialet E.M ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

Fshati ku ka ndodhur ngjarja e rëndë ndodhej larg Skraparit ç’ka ka bërë që i mituri të mbërrijë vonë në spitalin e qytetit aqsa mjekët janë detyruar ta nisin me urgjencë drejt Tiranës pasi nuk mund të bënin asgjë vetë.

 

Gjithashtu bëhet me dije se fëmija rreth 2 vjeç ka marrë djegie në të gjitha pjesët e trupit.