U qëllua për vdekje në Tiranë, 35 vjeçari u kap ‘mat’ teksa...

U qëllua për vdekje në Tiranë, 35 vjeçari u kap ‘mat’ teksa takohej me gruan e autorit

457
0

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja makabre në përiferi të Tiranës, ku mbeti i vdekur 35 vjeçari Arben Gjeci. Mësohet se 35 vjeçari është qëlluar me sende të forta në kokë nga një person, i cili ka zbuluar se viktima kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Autori është shoqëruar në Polici ditën e sotme, ndërsa paraprakisht mësohet se autori ka qëlluar për vdekje Arben Gjecin pasi e ka kapur “mat” teksa po takohej me bashkëshorten e tij dhe më pas e ka hedhur nga lartësia. Sakaq, policia përveç bashkëshortit, ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë.