U prek nga Covid/ Petrit Vasili tregon si e përjetoi: Ja shenjat...

U prek nga Covid/ Petrit Vasili tregon si e përjetoi: Ja shenjat që kisha dhe sa ditë qëndrova në spital

310
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili pak ditë më parë u prek nga koronavirusi, ka treguar si e përjetoi sëmundjen. Ai thotë se e ka të pamundur të thotë se ku mund ta ketë marrë, pasi kontaktet me njerëzit që ka pasur kanë qenë rastësore. Madje ai ia fajëson edhe sistemin e gjurmimit, që sipas tij e bën të pamundur identifikimin.

 

Thotë se ka pasur temperaturë dhe në spital ka qëndruar vetëm 2-3 ditë. Vasili tha se ka bërë tamponin përsëri dhe është negativizuar.

 

“Kontaktet janë rastësore dhe të pamundura të identifikohen, pasi ky sistemi gjurmimi që kemi nuk bën të mundur identifikimin.

 

Unë pata disa probleme me temperaturën dhe kaq. Nuk kisha probleme të tjera. Kërkova të bëja tamponin dhe e bëra tamponin më pas ndoqa disa nga protokollet e gjithëpranuara. Ishte e nevojshme për të bërë disa ekzaminime. Bëra analizat rutinë. Dy tre ditë qëndrova në spital.

 

Unë kam bërë trajtimin aty ku e pashë të arsyeshme. Nuk kam pse ta ndaj me publikun”, tha Vasili për News24.