U plagos sot me armë, kush është Sino Llanaj, biznesmeni-ndërtues që e...

U plagos sot me armë, kush është Sino Llanaj, biznesmeni-ndërtues që e rrahën dhe 4 ditë më parë në Astir

372
0

Sino Llanaj, biznesmen dhe ndërtues i njohur, mbeti i plagosur paraditen e sotme te zona e ish-Parkut në Tiranë, si pasojë e një konflikti që ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve të zjarrit.

Sherri ka nsiur pasi dy investitoret nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Sherri mes tyre ka shkuar dhe në dyert e Gjykatës së Tiranës.

Shkak është bërë konflikti mes dy investitorëve për një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”..

4 ditë më parë, Llanaj dhe disa banorë të pallatit që kishin dhënë parapagim kanë tëntuar të futen në objektin në ndëtim e sipër, por janë përballur me truprojat e Albert Allmuçës, të cilët kanë rrahur biznesmenin Sino Llanaj.