U njohën në FB, i dha 2300 euro për 3 makina, por...

U njohën në FB, i dha 2300 euro për 3 makina, por ja si e pësoi nga “nëna e sëmurë”

421
0

Një person, i cili mashtroi një tjetër, duke u hequr si shitës automjetesh, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim për mashtrim. Bëhet fjalë për shtetasin D.L., i cili ka mashtruar shtetasin D.B. si shitës automjetesh. Sipas dëshmisë së viktimës së skemës, ai e ka njohur të pandehurin në “Facebook” dhe i është prezantuar si shitës automjetesh. Ai ka rënë dakord me të dhe ka porositur tre automjete te i pandehuri, i cili i kishte thënë se do të vinin nga Italia me gjysmën e çmimeve që shiteshin në treg. Kështu, kallëzuesi i ka dhënë 2300 euro të pandehurit dhe janë nisur drejt doganës së Vorës ku po prisnin mjetet. Në një moment, i pandehuri i ka thënë kallëzuesit se duhet të largohej se kishte nënën sëmurë dhe më pas nuk u bë më i gjallë. Për këtë arsye, kallëzuesi bëri padi ndaj tij./Panorama/