Lajme

“U ndamë pas 16 vitesh”/ Rrëfehet moderatorja: Kemi marrë një vendim për të dy, tani jemi shokë

By vizional

October 06, 2022

Ndarjet në çift shpesh janë momente të vështira për t’u përjetuar, por ndodh që palët të bien dakord për divorcin dhe madje të ruajnë miqësi me njëri-tjetrin.

 

Në një diskutim në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja Jerina Lala tregoi se është ndarë nga ish-partneri i saj pas një romance që zgjati 16 vite, por vazhdon të ruajë komunikimin e mirë me të.

 

“Unë jam shok me ish-in tim. Jemi ndarë prej tetë vitesh tashmë. Kemi marrë një vendim për të dy, që secili duhet të ndiqte rrugën e vet, sepse dikush nga ne do të ishte i palumtur nëse do të vazhdonim si ishim. Kemi qëndruar bashkë 16 vjet”.

 

Sipas Jerina Lalës, respekti mes dy personave që kanë ndarë një pjesë të mirë të jetës së bashku duhet të qëndrojë. Megjithatë, fakt tjetër është se jo të gjitha ndarjet janë kaq të lehta dhe mbyllen me dakordësi.