Engin Akyurek është aktori i njohur i serialit turk “ diamante dhe dashuri”, serial I cili u bë shumë i njohur dhe në Shqipëri. Në Turqi ai është një nga aktorët më të paguar dhe më të pëlqyer jo vetëm për pamjen e tij të jashtme por dhe për zotësinë në profesionin që ka. Si në çdo vend tjetër dhe në Turqi thashethemet për jetën e tij private janë të shumta dhe po ashtu dhe kurioziteti i fansave. Asnjëherë nuk kanë mundur të zbulojnë diçka deri tani.
Më në fund aktori është shfaqur me të dashurën e tij të re aktoren Tulin Yazkan e cila ka luajtur në serialin “Vrasje të vogla”, ku luante rolin e “Merves” në rini.
“Omeri” është 38 vjeç ndërsa Tulin 28, pra kanë një diferencë të konsiderueshme, por dashuria nuk njeh moshë apo jo?!
Thuhet se çifti është njohur në xhirimet e serialit “ Vajza e ambasadorit” i cili po transmetohet tani në Turqi! Ata janë parë duke ecur dorë për dorë në një shëtitje në Stamboll.