Aktualitet

U mbyll në dhomë dhe nuk doli, çfarë ndodhi me Elvana Gjatën mbrëmë në Festival? Kjo FOTO tregon shumë

By vizionc

December 23, 2019

 

Këngëtarja Elvana Gjata, e cila ishte përfolur si fituesja e edicionit të 58 të Festivalit të Këngës në RTSH, e ka shprehur hapur mërzitjen e saj pasi u rendit e dyta.

 

Fitorja e Arilena Arës duket se ishte surprizë për të. Elvana nuk mori pjesë në Post Finalen e drejtuar nga Eni Shehu, ku përveç fitueses, e vetmja nga këngëtaret që mori pjesë ishte Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë. Kjo duket edhe ne nje video që ka postuar gazetari Shehu në Instastory.

 

“Iconstyle.al” ka publikuar një foto të gazetarëve duke pritur Elvanën të dalë nga dhoma.

Pasi u shpall fituesja, Elvana qëndroi në skenë deri kur Alketa mbylli festivalin, por më pas ajo iu drejtua prapaskenës dhe u mbyll në dhomë.