Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbej, ku gjatë faljes së Namazit nga besimtarët myslimanë një person i lyer me benzinë u fut mes qytetarëve nën thirrjet s’ka zot.
Sipas policicë shtetasi 40-vjeçar B. G., tentoi të vetëdigjej por u neutralizua menjëherë nga qytetarët dhe më pas u arrestua nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.