“U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiotë”- Mariana Kondi zbulon se është prekur...

“U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiotë”- Mariana Kondi zbulon se është prekur me COVID dhe bën këtë apel

574
0

 

Aktorja e njohur shqiptare Mariana Kondi është infektuar me COVID. Ajo zbuloi lajmin në një postim në Instagram, ku shkroi se është lodhur duke dëgjuar “mendimtarët idiotë që për pak u besoi plotësisht”, teksa u bëri thirrje qytetarëve të dëgjojnë vetëm apelin e mjekëve.Ndërsa i kërkoi të mos kenë frikë por vetëm të përkushtohen tek vetja e tyre.

 

“Të falenderoj Dr. Pipero për këshillën e rëndsishme që më dhe! Mos shiko dhe mos degjo se ç’thonë njerëzit …. vetem mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiotë, futur dhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo!!! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frike por përkushtim ndaj vetes!”- shkroi Marina Kondi.