U largua nga “Portokalli” për në Klan, zbulohen arsyet e largimit të...

U largua nga “Portokalli” për në Klan, zbulohen arsyet e largimit të aktores pas 4 vitesh

613
0

Largimi i moderatores Delinda Disha nga “Portokalli” u shoqërua me bujë të madhe, por ajo që bëri bujë më shumë ishte deklarata e Salsano Rrapit, se aktorja kishte ikur “fshehurazi” nga programi.

Për këtë reagoi edhe Delinda, e cila në një postim në Facebook sqaron se i ka mbaruar kontrata dhe nuk ka dashur ta rinovojë, ndërsa ironizoi Salsanon, duke thënë se është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’.

Mirëpo “Prive.al” ka zbuluar dy arsyet kryesore që e bindën aktoren të largohej nga “Portokalli”.

“E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur ‘thesin’ duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm. Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do e ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri ‘Klanifornia’ duke qenë kostumograf i tij. Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ‘Klanifornia’ ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme”, shkruan Prive.al.