U kap mat duke ngënë byrek, Kujtim Gjuzi reagon: As gjarpri s’të...

U kap mat duke ngënë byrek, Kujtim Gjuzi reagon: As gjarpri s’të ngacmon, e kam këshillë nga babai, në spital shkoj vetëm për të dhuruar gjakun tim të pastër

527
0

Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi ka reaguar lidhur me fotot e publikuara një ditë më parë ku u kap ‘mat’ duke ngrenë byrek në zonën e ish-Bllokut. Ditën e sotme, Gjuzi ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale, ku ka sqaruar vendndodhjen e tij dhe arsyen se përse ishte konsumator i byrekut. Në reagimin e tij, kreu i Partisë Konservatore u shpreh se babai ia kishte dhënë si këshillë që për të pasur një trup të shëndetshëm në mëngjes duhet të konsumonte kos dhe byrek.

 

 

“Edhe gjarpërinjtë nuk ngacmojnë kur dikush është duke ngrënë. Byreku dhe një shishe kos për mëngjes është këshilla e babait tim që më ka dhënë ky ushqim mban trupin në formë gjatë gjithë ditës! Besoj se askush nuk ka parë deri tani Kujtim Gjuzin në spitale vetëm në rastin që dhuroj gjak dhe nuk marr asnjë lekë nga dhurimi i gjakut tim të pastër,”-shkruan ndër të tjera Gjuzi.