U helmuan me ‘Fast-Food’, agravohet situata me nxënësit e Postribës

U helmuan me ‘Fast-Food’, agravohet situata me nxënësit e Postribës

314
0

SHKODËR– Agravohet situata me nxënësit e helmuar nga konsumimi i ushqimebve të shpejta në shkollën e Postribës.

Shumë prej të miturve janë rikthyer në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës pasi gjendja e tyre është përkeqësuar.

Burime të “Portali Vizion” bëjnë me dije se shumë prej të miturve janë rikthyer në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës pasi gjendja e tyre është përkeqësuar.

Prindërit e nxënësve shprehen se simptomat e fëmijëve të tyre janë kryesisht dhimbje barku dhe të vjella duke bërë fajtor “Fast-Foodin” e ngritur krah shkollës.

Ndërsa njëri prej nxënësve ka pohuar se dhimbjet i kanë nisur menjëherë sapo ka konsumuar sandëichin në orarin e pushimit.

Brenda dy ditëve të fundit, rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë janë paraqitur në urgjencën e spitalit. ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it.

Përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa është shprehur se duhen pritur konkluzionet e analizave për të dalë në një përfundim, duke hedhur hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.