U gjetën në gjendje shoku të shtrirë në rrugë, policia jep DETAJE...

U gjetën në gjendje shoku të shtrirë në rrugë, policia jep DETAJE për dy të rinjtë në Elbasan

367
0

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me dy të rinjtë e gjetur mbrëmjen e djeshme në gjendje shoku, të shtrirë në mes të rrugës.

Blutë bëjnë me dije se të miturit, të moshës 15-vjeçare kishin konsumuar alkool në një lokal dhe kjo i kishte shkaktuar gjendje shoku.

Ata kishin qenë në një festë, por kur ishin kthyer për në shtëpi nuk ishin ndjerë mirë dhe ishin rrëzuar në rrugë. Qytetarët njoftuan ambulancën dhe policinë dhe të miturit u dërguan në spitalin e Elbasanit.

Gjithashtu bëhet me dije se Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur lokalin ku u dehën dy fëmijët, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije

“Mbrëmjen e djeshme,  në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç , banues në Elbasan. Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin  e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar  pije alkoolike.

Në zbatim të ligjit ” Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”,  Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor  Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i  ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.