Ditën e djeshme Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për dënimin me një vit burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Por çfarë do të ndodhë me mandatin e deputetit?
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se pritet dorëzimi në Kuvend i kërkesës nga ana e prokurorisë, më pas Kuvendi do të vihet në lëvizje për të hequr mandatin e ligjvënësit demokrat. Kuvendi pritet të konstatojë faktin dhe të interpretojë Kushtetutën, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e mandatit të deputetit. Gjithashtu, Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar, vakancë që do të plotësohet referuar listës shumëemërore të dorëzuar në 20121 nga PD për të njëjtin qark. Kjo është hera e parë në 34 vite që një deputet i Kuvendit dënohet me burg.