Lajme

U del gjumi gjithmonë në mes të natës, ja nga ç’problem shëndetësor rrezikoheni

By vizionc

January 28, 2020

Nëse zgjoheni shpesh në mes të natës, ndikimi mund të jetë shumë më serioz se thjesht mjegullimi i syve ditën e nesërme. Një studim i ri sugjeron se njerëzit që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës janë më të rrezikuar të preken nga problemet në zemër.

 

Studimi, i cili është bazuar tek të dhënat e më shumë se 14 milionë pacientëve, ka dalë në përfundimin se njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës kanë 26% më shumë gjasa që të kenë rrahje të çrregullta të zemrës. Gjendja, e njohur si dridhje atriale (aritmi), është një nga shkaktarët kryesor të goditjeve në tru dhe problemeve në zemër.

 

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i San Franciskos në Kaliforni dhe Universiteti i Miçiganit ka zbuluar gjtiashtu se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, që do të thotë se e kanë të vështirë të flenë gjatë natës ose nuk flenë mjaftueshëm, kanë 29% më shumë rrezik që të preken nga aritmia (çrregullimi i ritmit të rrahjeve të zemrës).

 

Të dhënat sugjerojnë se gjumi ndikon edhe në metabolizëm dhe balancimin e hormoneve në trup – duke ndikuar kështu tek nivelet e kolesterolit, insulinës, tensionit të gjakut dhe inflamacionin. Pjesa e trurit që rregullon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut – sistemi autonomik – mund të preket gjithashtu nga gjumi i çrregullt./ Burimi “Shëndeti”