Lajme

U betua se do mbyllte televizionin nëse humb PDK, Baton Haxhiu përlotet live

By vizional

October 07, 2019

“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”. Kështu do të shprehej disa javë më parë gazetari i njohur në Kosovë, Baton Haxhiu. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme kur kreu i PDK, Kadri Veseli doli publikisht duke pranuar humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.

Sakaq, në mediat kosovare ka nisur edhe sulmi ndaj Haxhiut. Shumë prej tyre shkruajnë se tashmë gazetarin nuk ka kush e sponsorizon, pasi ka frike se Gjykata Special do t’ia mbledh shokët e tij të cilët janë akuzuar për vrasje të rivaleve të tyre politikë dhe të tjerë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.