U arrestua sot mes maleve në Dukagjin, kush është Lush Pjollaj, vrau...

U arrestua sot mes maleve në Dukagjin, kush është Lush Pjollaj, vrau për të marrë hakun e prindërve (NGJARJET E VITIT 2003 dhe 2012)

687
0

Policia ka arrestuar 42-vjeçarin Lush Pjollaj. Ky i fundit u arrestua në një terren të vështirë, në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit, teksa qendronte i fshehur.

 

Ndërkohë, 42-vjeçari u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim, ndërsa është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

 

Sipas policisë në datën në datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, 42-vjeçari ka vrarë me armë zjarri Marash Tonaj, 49 vjeç për motive të gjakmarrjes.

 

Sakaq, sipas asaj që u raportua asokohe vrasja e kishte zanafillën në vitin 2003, ku vëllai i viktimës, Marash Tonaj, Nik Tonaj ishte autori i vrasjes së një çifti bashkëshortësh, Nik dhe Lena Pjolla, pas një konflikti për një vijë ujë.

 

Ndërsa Lush Pjollaj kreu vrasjen në vitin 2012 për të marrë gjakun e prindërit e tij Nik dhe Lena Pjolla.

 

Njoftimi i plotë i policisë për arrestimin:

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dukagjini”, për kapjen e një personi të shumëkërkuar.

 

Operacioni në Dukagjin nga strukurat e DVP Shkodër zhvilluar në kushte të vështira të motit dhe terrenit.

 

Kapet dhe ndalohet i shumëkërkuari, i dënuar me 23 vite burg për “Vrasje”.

 

Gjithashtu në vijim të operacionit u kap në Shkodër edhe një shtetas tjetër i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve‘’.

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me komunitetin, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dukagjini”.

 

Në kushte të vështira të terrenit dhe të motit, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lush Pjollaj 42 vjeç, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të  Dukagjinit.

 

Ky shtetas është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi me datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 49 vjeç për motive të gjakmarrjes.