Vijojnë sulmet e trupave ruse mbi qytetin e Kharkivit, në Ukrainë.
“CNN” raporton se mëngjesin e kësaj të mërkure forcat ruse kanë shënjestruar në një sulm ushtarak Departamentin e Policisë Rajonale të Kharkivit dhe Universitetin Kombëtar të këtij qyteti.
Pamjet tregojnë ndërtesat e përfshira nga zjarri dhe personelin e urgjencës, që shkon në vendngjarje. Sipas një deklarate nga shërbimi i urgjencës shtetërore, tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimet.