Pas tërmetit të së premtes me magnitudë 6.8 i shkallës Righter, Turqia është goditur nga 3 lëkundje të tjera para 20 minutash.
Lëkundjet me magnitudë 5.1, 4.5 dhe 4.4 janë ndjerë gjatë 20 minutave të fundit, duke sjellë edhe më shumë panik për njerëzit.
Ndërkohë vazhdon puna e autoriteteve për nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve, nga tërmeti i cili deri tani ka shkaktuar 20 viktima.
Mbi 1300 janë të plagosurit dhe qindra pallate dhe shtëpi janë rrënuar, në tërmetin më të fortë që ka lëkundur Turqinë pas atij të vitit 1999, ku mbetën të vdekur 17000 persona.