Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja sa ballë ishte

Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja sa ballë ishte

366
0

Turqia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve nga mediat turke, epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Malatyas dhe një thellësi rreth 5 kilometra duke u ndjerë i fortë në sipërfaqe. Tërmeti u shoqërua me disa lëkundje të tjera të lehta, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz. Kujtojmë se me 30 tetor, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm. Pas tërmetit u shembën disa ndërtesa duke lënë në rrënoja një numër të madh njerëzish. Fatkeqësisht nga shembjet kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë kanë mbetur të plagosur.