TURQI – Lëshohen 260 mandatarreste kundër rrjeteve guleniste

TURQI – Lëshohen 260 mandatarreste kundër rrjeteve guleniste

417
0

Më shumë se 260 mandatarreste u lëshuan sot nga autoritetet turke në kuadër të hetimeve kundër rrjeteve guleniste, të akuzuar si përgjegjës të grushtit të dështuar të shtetit verën e kaluar, raportoi agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadoly Agency”. Në Stamboll, prokuroria kërkoi arrestimin e 144 ushtarakëve të dyshuar si mbështetës të Fethullah Gülen, një predikues në mërgim në SHBA, ndërsa Ankaraja e akuzon si orkestrues i grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik. Policia ka nisur kërkimet pas lëshimit të mandatarresteve, media bën me dije për rreth 20 arrestime të kryera deri më tani. Prokuroria e Ankarasë ka lëshuar nga ana e saj, gjithnjë duke iu referuar “Anadoly Agency”, mandatarreste ndaj 124 personave të dyshuar për përdorimin e aplikacionit të mesazheve të kriptuara “ByLock”, që ishte, sipas autoriteve turke, mjeti i komunikimit të puçistëve.