Turi i shpreses/ Botë e unifikuar, Paqe e qëndrueshme/ Liderë botërore...

Turi i shpreses/ Botë e unifikuar, Paqe e qëndrueshme/ Liderë botërore thirrje për reflektim dhe reagim

502
0

“Turneu i shpreses”  bota nuk vuan vetem prej COVID 19

 

Është mbajtur turneu i dytë i Shpresës. Në takimin online të zhvilluar për herë të dytë kanë marrë pjesë  lidera botëroë të politikës, ekonomisë, arsimit dhe religjionit dhe është ndjekur në kohë reale nga miliona njërëz anë e mbanë botës. Edhe në këtë tur shprese është  përmendur fakti që  covid 19 nuk është kërcënuesi i vetëm i njerzimit dhe se është koha për reflektim dhe  reagim.

No description available.

 

Federata Universale e Paqes ka mbajtur për herë  2 turin e shpresës. Në takimin Online “Rally of Hope”, udhëheqës nga e gjithë bota janë  bashkuar për paqen bazuar në idealet e ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale. Dr. Hak xha Han Mun, bashkëthemelues i Federatës Universale të Paqes,  ishte folësja kryesore ku shpërndau mesazhin e paqes dhe ftoi njerëzit për reflektim.  Në turin e shpresës, i dyti pas atij të 9 gushtit, u mbajt sërish në Korenë e Jugut, ku morën pjesë me fjalimet e tyre edhe  presidentit i Sao Tome-së,  Evaristo Carvalho; Nënkryetari i SHBA Dan Quayle (1989-1993); ish-Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso (2004-2014); Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan (2010-2015); Peshkopi i Kishës Luteriane Ungjillore Munib Younan, i cili eshte edhe fituesi i çmimit Sun Hak Prize; dhe Kryepeshkopi Katolik Romak i Kastrinëve Kelvin Edëard Kardinali Felix, dhe shumë të tjerë.

No description available.

Seritë e Turit të Shpresës “Rally of Hope” kanë për qëllim ndërtimin e një “bote të unifikuar të paqes së qëndrueshme” rreth ideve thelbësore të ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale. Folësit në tubimin e shpresës adresuan një sërë çështjesh, përfshirë pandeminë COVID-19, degradimin e mjedisit, varfërinë dhe marrëdhëniet racore. “Por në mënyrat e tyre dhe me fjalët e tyre, ata të gjithë shprehën shpresën se njerëzimi, si një familje nën Zotin, ka potencialin e plotë për të zgjidhur të gjitha këto çështje duke punuar së bashku.”

No description available.

“Kjo përpjekje është në kohë dhe e nevojshme”, “Shumë kombe u bëjnë thirrje dëshpërimisht qytetarëve të tyre që të bashkohen së bashku dhe të punojnë me vetëmohim për të luftuar kundër përhapjes së COVID-19. Por në të njëjtën kohë, kufijtë midis kombeve janë mbyllur ose kufizuar, dhe këtu në Evropë ekziston një rrezik real që nëse vazhdojmë t’i vendosim gjithmonë interesat tona personale, uniteti Evropian mund të shembet krejtësisht.

Hak Xha Han Moon, që njihet ndërkombatrisht edhe si Nëna e Paqes, ka arritur të sjellë së bashku një liderë politikë, religjozë, ekonomisë dhe artit për të ndërtuar sëbashku paqen e qëndrueshme dhe prosperitetin.