Emri i saj vazhdon të tërheqë klikime në artikujt e mediave online dhe nga kjo, duket se po përfiton një grup i caktuar personazh, të cilët me tendencë kanë kaluar çdo parim njerëzor e gazetaresk në raportimet për këngëtaren Altuna Sejdi – Tuna.
Nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrjetin social Facebook po qarkullon një artikull sikur këngëtarja e hitit ‘Dy tima’, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në Rrugën e Kombit gjë e cila nuk është aspak e vërtetë, shkruan Prive.
Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar shqetësim të thellë ndër fansa, miq e mbi të gjitha familjarë që për orë të tëra rresht nuk kanë mundur ta marrin veten nga ky raportim fals shokues.
Por këtë seri të njëpasnjëshme shpifjesh duket se Tuna, (që është për mrekulli dhe nuk ka pësuar asnjë aksident) nuk do e lerë me kaq. Mësohet se këngëtarja e njohur do të ndjekë të gjitha mundësitë ligjore për t’i paditur këto portale fantazmë që me tendencë krijojnë shqetësime të pabaza, ndër personat e afërt të këngëtares.