Tullacët më të rrezikuar nga Covid-19, ja çfarë thotë studimi spanjoll

Tullacët më të rrezikuar nga Covid-19, ja çfarë thotë studimi spanjoll

346
0

Sipas një studimi të fundit, supozohet se tullacët mund të jenë më të rrezikuar të vdesin nga koronavirusi për shkak se disa hormone mashkullore i ndihmojnë virusit t’i sulmoj qelizat e shëndetshme, shkruan Dailymail.

Hormoni mashkullor i quajtur androgjen, i cili shkakton rënien e flokëve tek meshkujt, ka një lidhshmëri me disa nga rastet me serioze të infektimit me Covid.

Autori i këtij zbulimi profesor Carlos Wambier, tha për The Telegraph se ekipi i tij mendon se ky hormon është si një shteg përmes së cilit virusi arrin të sulmoj qelizat e shëndetshme të organizmit.

Studimet e kaluara kanë zbuluar se meshkujt janë shumë më të rrezikuar të vdesin nga koronavirusi në krahasim me femrat, kjo për shumë arsye një ndër të cilat është pikërisht hormoni mashkullor androgjen, që e bën më të lehtë për virusin të depërtoj në qelizat e mushkërive dhe t’i sulmoj ato.

Në këtë studim të bërë së fundmi në mesin e 122 pacientëve meshkuj, 79% e tyre, të cilët kanë rezultuar pozitivë dhe ishin në gjendje të rëndë shëndetësore ishin tullacë.