‘T’u pritet mu në kërcell’, ja sa persona kanë votuar kandidatin e...

‘T’u pritet mu në kërcell’, ja sa persona kanë votuar kandidatin e Këlcyrës, procesi i numërimit drejt përfundimit

418
0

Procesi i numërimit të votave është drejt përfundmit në Këlcyrë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 20 nga 21 kuti.

 

Garën e kryeson kandidati i PS, Klement Ndoni, i cili ka marrë deri më tani 2,222 vota.

 

Ndërkohë, kandidati i pavarur, por më i njohur në rrjet Hazbi Kasaj ka marrë 106 vota. Duket se personat që e kanë votuar kanë dashur ‘ të shpëtojnë’ nga mallkimi i tij.

 

Kujtojmë se ai është bërë i njohur që në vitin 2001, për shkak të mallkimit “I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, kur kandidoi në 2001-shin.

 

Ndërkohë, në garën e këtij viti, Kasaj bëri një sërë premtimesh, duke filluar nga legalizimi i hashashit, shtëpitë publike etj. Por edhe këtë herë, ai nuk e kaloi ‘fushatën’ pa një mallkim. Pak javë më parë në emisionin e ‘Xing me Ermalin’ Kasaj u shpreh:“Të gjithë ata meshkujt që zënë femër me forcë, unë propozoj që të dalë ligji dhe t’u pritet deri në kërcell”.