Trump: Nuk do t’i rikthej sanksionet kundër Rusisë

Trump: Nuk do t’i rikthej sanksionet kundër Rusisë

410
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha dje gazetarëve se ai nuk do të rikthente sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë, derisa Moska të arrinte një marrëveshje mbi çështjen e Ukrainës dhe Sirisë. Gjithashtu, Trump nuk pranoi të thoshte nëse ai do të miratonte apo jo zyrtarisht masa më të ashpra ligjore të kërkuara nga Kongresi. Muajin e kaluar, Senati amerikan miratoi sanksione të reja ndaj Rusisë mbi çështjen e Ukrainës, Sirisë si dhe ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. I pyetur nga gazetarët mbi masën ligjore që pritet të votohet nga përfaqësuesit e Dhomës më të Ulët të Kongresit, Trump nuk dha një përgjigje nëse ai do të nënshkruante ose jo një ligj të tillë. Dhoma e Lartë e Kongresit i ka shtrënguar sanksionet e reja për të ndarë masat ligjore që synonin Iranin në një përpjekje për ta bërë më të vështirë për Trump për të ndërmarrë hapa për të lehtësuar sanksionet mbi Rusinë, dhe për të ndaluar çdo veprim të presidentit pa miratimin e Kongresit. Trump minimizoi sugjerimet se ai do të merrte në konsideratë lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Putin nuk e ngriti çështjen sanksioneve gjatë samitit të G20-ës në Hamburg, javën e kaluar. Trump tha se Rusia mund të kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale, por ai vuri në dukje se edhe vende të tjera, duke përfshirë Kinën dhe Korenë e Veriut kanë demonstruar aftësi të  kualifikuara kompjuterike. Shërbimet sekrete amerikane kanë pohuar në mënyrë të vazhdueshme se zyrtarë të lartë rusë fshihen pas ndërhyrjeve të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar kundër objektivave të Partisë Demokrate. Konferenca për shtyp e presidentit, Trump e mbajtur për gazetarët para takimit me presidentin, Macron në Paris , fillimisht u bë “off-record”(jozyrtare), por më vonë Shtëpia e Bardhë zgjodhi të publikojë komentet e tij.