Trump me flamurin shqiptar, Rama bën batuta për Bashën në Nju Jork

Trump me flamurin shqiptar, Rama bën batuta për Bashën në Nju Jork

565
0
U.S. President Donald Trump delivers a toast at a luncheon hosted by the Secretary General of the United Nations in New York, U.S., September 19, 2017. REUTERS/Kevin Lamarque

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati kanë marrë pjesë në mbledhjen hapëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Pas mbledhjes Rama dhe Bushati kanë dalë dhe kanë takuar në rrugë shqiptarë që jetojnë atje. Edmond Sokoli është një emigrant shqiptar në Nju Jork, i cili ka bërë foto me Ramën dhe Bushatin. “Jo me thënë të drejtën unë s’deshta me ba foto. I thash s’jam me ty, jam me PD. Po më tha ‘ec mor burr se ne e PD një parti jena’, biles tha ‘unë them se Luli asht shumë çun i mirë’. Kur më tha kështu s’pata ka me ja mbajt”, shkruan me humor Sokoli në Facebook. Ndërkohë, dje nga selia e OKB-së, presidenti Donald Trump çeli punimet e takimit të nivelit të lartë për reformën e Kombeve të Bashkuara. 110 vende, mes tyre edhe Shqipëria nënshkruan deklaratën politike për një axhendë reformuese në fushën e paqes dhe sigurisë të OKB-së. Presidenti Trump, gjatë fjalës së tij, paralajmëroi diktatorin Kim Jong se SHBA është gati të shkatërrojë Korenë e Veriut. Pas fjalës, Trump ka bërë një foto pranë flamujve të vendeve anëtare të OKB-së. Por, ndër të gjithë flamujt, ajo çka bie në sy është shqiponja me dy krerë dhe me sfond të kuq.