Trump i gatshëm për të deklaruar në rastin Comey

Trump i gatshëm për të deklaruar në rastin Comey

424
0

Deklaratë përballë kundërdeklaratës: Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë deklaratat e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey në aferën e Rusisë. Ai është i gatshëm të paraqesë variantin e tij nën betim. Donald Trump ka kundërshtuar fort akuzat e ngritura kundër tij në dëgjimin në senat që iu bë ish-drejtorit të FBI-së, James Comey. Ai është shprehur se është i gatshëm të përsërisë deklaratat e tij nën betim. “100%” i është përgjigjur presidenti amerikan një pyetjeje në konferencën e shtypit kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë. Do të isha i gëzuar t’i paraqesja hetuesit të posaçëm, Robert Mueller variantin tim, tha Trump. Ndryshe nga sa thotë Comey, nuk i jam lutur për të mbyllur hetimet ndaj ish-këshilltarit të sigurisë, Michael Flynn, tha Trump në konferencën e përbashkët me presidentin rumun, Klaus Iohannis. Po ashtu nuk i kam kërkuar besnikëri, kundërshtoi Trump.

Rehabilitim i Trumpit?

Me këto deklarata presidenti Trump i kundërvihet deklaratave të Comeyt. Trump tha se “James Comey ka konfirmuar gjërat që kam thënë, por ai ka thënë edhe gjëra ta pavërteta”, tha Trump. Më parë në Twitter presidenti amerikan ishte shprehur, se deklaratat e Comeyt “megjithë se deklarata false dhe gënjeshtra bëjnë një rehabilitim të plotë dhe të gjithanshëm”. Tani duhet t’i kthehemi politikës së përditshme. Pasojat e deklaratave të Comeyt nuk dihen ende. Mbetet për t’u sqaruar, nëse ato do të konsiderohen si pengim i drejtësisë. Senatorët republikanë bënë të qartë, se nuk shohin prova për pengim të drejtësisë, por ata demokratë, thanë se pas tyre shihet një model sjelljeje që të çon  në këtë përfundim. Sipas tyre, largimi i Comeyt ka pasur si pasojë pengimin e hetimeve./DW