‘Trullosen’ portalet: Noizy dhe blerja e tij 209 mijë eurshe! (Foto)

‘Trullosen’ portalet: Noizy dhe blerja e tij 209 mijë eurshe! (Foto)

151
0

Dhe a i vihet faj portaleve në këtë rast (do thoshin disa)? Ka qenë vetë Noizy i cili në një klip të montuar në video teksa ka blerë makinën e tij të re ka treguar edhe shifrën se sa ka paguar për të pasur këtë makinë luksoze.

Një Mercedes Benz Maybach S Class është ëndrra e çdo njeriu por janë të paktë ata që mund ta sigurojnë (nga çmimi sigurisht) por Noizy ja ka ofruar vetes këtë luks sepse e kemi vënë re që ai është shumë i fiksuar me makinat e shtrenjta dhe ka disa prej tyre, (ndër to edhe një Ferrari).

Të gjitha këto janë të kuptueshme, ajo që nuk kuptojmë dot ne është pse gjithë ky klip realizues për të blerë një makinë dhe më pas gjithë kjo ‘trullosje’ e portaleve duke u habitur me këtë shifër (ndërkohë që nuk është diçka e jashtëzakonshme tashmë për Noizyn):

Kjo makinë mund të jetë edhe reklamë e reperit për kompaninë distributore të Mercedes Benz në Shqipëri.
Noizy ka edhe makina më të shtrenjta se 200 mijë euro.
Njerëz, përpara se të trullosemi nga shifrat dhe vapa duhet të kuptojmë se nuk duhet të bëjmë më kaq shumë zhurmë për një shifër të harxhuar nga një këngëtar, gjëra që nuk janë më të jashtëzakonshme edhe në Shqipëri e Kosovë.

Noizy ta gëzojë makinën, pak rëndësi ka se sa ka kushtuar…/Blitz.al/

2015-S-CLASS-SEDAN-CH09-D

 

2016-S-CLASS-S600-MAYBACH-SEDAN-MH2-D

loading...