Aktualitet

Tropojë, nisin përplasjet e para. Një grup personash futen brenda KZAZ-së

By vizional

June 18, 2019

Një grup personash kanë hyrë me forcë në KZAZ-në nr. 9 në Tropojë pasi kanë thyer derën e pasme si dhe xhamat e Pallatit të Kulturës në Bajram Curri të Tropojës dhe kanë hequr prej aty të gjithë materialet zgjedhore. Mësohet se ata janë përplasur me policinë gjatë incidentit.