Tronditet Vlora në mesnatë, i vendoset tritol derës së një objekti

Tronditet Vlora në mesnatë, i vendoset tritol derës së një objekti

465
0

Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur mbreme rreth ores 23 ne Vlore. Sipas policise, ne deren e nje objekti ne rrugen “Lef Sallata” eshte vendosur tritol.

Njoftimi

Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit. Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.